Senza categoria

Vende Pune DREJTOR, AGJENCIA TIRANE

DREJTOR, AGJENCIA TIRANE

Përshkrimi

Zhvillon biznesin e BLG për të gjitha segmentet e klientëve në zonën gjeografike nën mbikëqyrjen e tij / saj, duke siguruar në këtë mënyrë arritjen e Planit të Biznesit dhe si rrjedhojë objektivat mujore dhe vjetore të miratuara. Përveç kësaj, siguron se niveli i cilësisë së shërbimit të ofruar në degë është në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.

Detyrat

1.Siguron arritjet e Planit të Biznesit të aprovuar nga Drejtori Ekzekutiv, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;

2.Zbaton strategjitë e BLG-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit, vlerat korporative dhe vendimet e marra nga Drejtuesit e Lartë, zbatohen dhe mbikëqyren menjëhere, në veçanti referuar produkteve të reja dhe procedurave;

3.Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e agjencisë për të optimizuar resurset;

5.Përgjegjës për të kryer vizitat e verifikimit gjatë procesit të kredidhënies me qëllim verifikimin e të gjithë informacionit të nevojshëm që shton vlerë në analizën e rastit dhe identifikimin e risqeve të implikuara në aplikimin për kredi;

7.Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj;

8.Vazhdimisht rishikon dhe mat aktivitetet e ekipit kundrejt objektivave të tyre të performancës;

9.Zhvillon të kuptuarit e ekipit të planeve të biznesit dhe të performancës së tyre aktuale.

Kualifikimet / Kërkesat

1.Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;

2.Eksperiencë profesionale:

-Shitje

-Analiza Financiare

-Menaxhim i Stafit

3.Eksperience pune: 2 vjet eksperiencë

4.Aftësi organizative dhe të manaxhimit të kohës shumë të mira;

5.Aftësi lidershipi, mbikëqyrjeje dhe mentorimi;

6.Aftësi shumë të mira vendimmarrje;

7.Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing.

Shënime

Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.blg.al formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 30.07.2017. ose telefononi te 069 52 94 282

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.