Senza categoria

Filluan regjistrimet per programin e financimit te femrave WIB 2017

PROGRAMI WIB 2017

Programi WIB është zhvilluar nga BLG  për të lejuar të gjitha gratë që duan të fillojnë biznesin e tyre të kenë mbështetjen e BLG për hapjen e një qendër shërbimi BLG ose nje tjeter aktiviteti bashke me BLG.

Karakteristika për të hyrë në program:

  • Gra të moshës midis 23 dhe 65 vjec;
  • Duhet të kenë  përfunduar studimet;
  • Kandidatët nuk duhet të kenë pengesa të tjera pune
  • Kërkesat mund të dërgohen nga të gjitha qytetet e Shqipërisë

BLG  vë në dispozicion:

  • Hapjen e një dyqani të plotë BLG  
  • Kontribut  në produkt-shërbime në vlerën 360,000 lekë për dy vitet e para të aktivitetit
  • Asistencë e plotë  në hapjen pikës së shitjes nga BLG
  • Asistencë e plotë për të hyrë në financimin përmes Agjencisë për Zhvillim Evropian të Shqipërisë siç përshkruhet në rregulloren më poshtë
  • Financim pa interesa për arredimin  e dyqanit

KUSH MUND TË APLIKOJË PËR NJË GRANT TË TILLË?

Përfituesit përfundimtarë të projektit janë të gjitha ndërmarrjet të klasifikuara si biznese mikro, të vogla dhe të mesme, të drejtuara nga gratë (si pronare apo administratore) dhe që do të aplikojnë për një linjë kredie pranë Institucioneve financiare jo bankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit, që operojnë në vend.

KRITERET E FINANCIMIT

Skema do të subvencionojë normën e interesit në përputhje me udhëzimet e mëposhtme:

  • Skema mbulon 50% të normës së interesit të kredisë edhe 49% e vlera e kapitali;
  • Vlera e kredisë do të jetë nga 200,000 Lek deri në 1,000,000 Lek;
  • Monedha e shlyerjes së normës së interesit të kredisë do të jetë ajo vendase, pra Lekë;
  • Në rast se klienti është në vonesë me ripagimin e plotë kryegjësë (principal) dhe interesit për 91 ditë apo më shumë, duke u klasifikuar kështu si kredi nënstandarde në bazë të kritereve të pëcaktuara nga rregullorja e Bankës së Shqipërisë, BLG do të ndërpresë në mënyrë të pakthyeshme subvencionimin e interesit;
  • Pagesa do të kryet në formën e rimbursimit në ditën e fundit të punës të çdo tremujori bazuar në plan-pagesat e kredive të disbursuara;
  • Kredia nuk mund të akordohet për qëllime që nuk lidhen me aktivitetin kryesor të biznesit.
  • Pranimi i aplikimeve është subjekt i disponueshmërisë së fondeve dhe mund të pezullohet në çdo kohë në rast se fondet kanë mbaruar. Në rastin kur fondi për çdo vit është tërësisht i shfrytëzuar, BLG  do të njoftojë menjëherë, përmes një shkrese zyrtare, institucionet financiare partnere. Si rrjedhojë, këto të fundit duhet të ndërpresin pranimin e aplikimeve.

KRITERET E APLIKIMIT

Aplikimet në kuadër të këtij fondi do të kalojnë procedurat standarde të vlerësimit të riskut sipas kritereve që aplikon çdo institucion financiar jo bankar dhe shoqëri kursim-krediti.

Përveç kritereve të përcaktuara nga institucioni financiar jobankar dhe shoqërite e kursim kreditit ndërmarrjet përfituese duhet të plotësojnë dhe kriteret e mëposhtme:

Ndërmarrjet duhet të ushtrojnë veprimtaritë e tyre në:

a) sektorët prodhues dhe të shërbimit;

b) sektoret e parukerise edhe estetike

c) sektorin e turizmit;

ç) fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;

d) procesin e agropërpunimit;

dh) fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit. 

Ndërmarrjet mikro dhe të vogla, të drejtuara nga gratë, të cilat janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit e zhvillojnë veprimtari në fushat e përcaktuara sipas pikës 1, më lartë, dhe që plotësojnë, kushtet e mëposhtme:

a) Të jenë ndërmarrje, të klasifikuara si mikro ose të vogla, te mesme.

b) Të kryejnë aktivitet tregtar për jo më pak se 12 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

c) Të kenë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit;

ç) Në planin e tyre të biznesit të parashikohet krijimi minimalisht i 1 (një) deri në 3 (tre) vendeve të reja të punës brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të fondit;

d) Të prodhojnë produkte ose të ofrojnë shërbime, që tregtohen apo që mund të tregtohen në nivel ndërkombëtar dhe që gjatë procesit i japin një vlerë të shtuar, të konsiderueshme, produktit përfundimtar;

dh) Të argumentojnë se aktivitetet që propozohen për mbështetje nga fondi janë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre, nëpërmjet:

i) një vlerësimi mbi përfitimet e biznesit nga përmirësimi, në bazë të të cilit do të zhvillohen aktivitetet e propozuara;

ii) një plani biznesi ose një projekti duke argumentuar sa më sipër, i cili do të integrohet dhe do të materializohet më tej nga aktivitetet e propozuara.

e) Të garantojnë për zbatimin e duhur dhe në kohë të aktiviteteve të propozuara.

Në projektet që aplikohen duhet të identifikohen dhe të përshkruhen detyrimisht:

a) qëllimi i projektit;

b) termat e referencës për të gjitha aktivitetet që duhen nënkontraktuar;

c) mënyra e menaxhimit të projektit, sistemit të monitorimit dhe vlerësimit;

ç) në mënyrë të hollësishme veprimtaritë që do të kryejnë;

d) indikatorët e verifikueshëm;

dh) buxheti i detajuar, duke përfshirë burimet financiare dhe/ose të ardhurat;

e) rezultatet e pritshme.

Me qëllim plotësimin e kritereve të mësipërme dosja e kredisë duhet të përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Pasqyrat financiare të vitit të fundit, konkretisht bilanci kontabël për NMV-të dhe/ose Formularët e Deklarimeve dhe Pagesave për Personat Fizik;
  2. Ekstraktin e QKR-së të muajit të fundit në kohën e aplikimit për kredi;
  3. Planin e detajuar të biznesit;
  4. Një vërtetim nga tatimet për numrin e punonjësve të siguruar;
  5. Ekstraktin nga regjistri i kredisë që konfirmon që aplikanti nuk ka borxh të keq me institucione të tjera fianciare;
  6. Listën e produkteve që prodhon apo shërbimeve që ofron aplikanti.

Programi do të ketë një shtrirje kohore 3 vjeçare, ku çdo aplikant i përzgjedhur do të mund të përfitojë nga skema e subvencionimit të interesit të kredisë jo më vonë se data 30 nëntor 2020. Me qëllim të përmbushjes së kushtit të mësipërm, përfitues do të jetë çdo aplikant i suksesshëm, kredia e të cilit disbursohet jo më vonë se data 31 dhjetor 2017.

TERMAT DHE KUSHTET E PRODUKTIT TË KREDISË

Produktet e kredisë dhe kushtet e kreditimit do të jenë objekt i negociatave dhe marrëveshjeve të përcaktuara me fnstitucionet financiare jobankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Në hartimin e ofertave dhe kushteve të aplikimit të kredisë, institucionet financiare jo bankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit, duhet të bazohen në kriteret e mëposhtme:

  • Kreditë do të jenë vetëm në monedhën vendase (Lek);
  • Interesi i kredisë duhet të jetë i pandryshueshëm për të gjithë periudhën e kredisë dhe jo më i lartë se 16%;
  • Shuma minimale e kredisë është 200,000 Lekë;
  • Shuma maksimale e kredisë është 1,000,000 Lekë;
  • Afati i kredisë është deri në 3 vjet;
  • Ri pagimi i kredisë është me këste mujore, bazuar në planin e pagesës (PMT).

 

MONITORIMI

Për një menaxhim efektiv dhe monitorim të arsyeshëm, institucionet financiare jo bankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit do t’i dërgojnë BLG -s raporte mujore me listat e aplikuesve, vlerat respektive të disbursuara në kuadër të fondit si dhe planin e shlyerjes së kredisë për secilin përfitues sipas formateve në aneksin 1 të kësaj rregullore.  Çdo aplikim i miratuar nga institucionet financiare jobankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit do t’i dërgohet njësisë së monitorimit e cila do të ngrihet me Urdhër të Drejtorit Ekzekutiv të BLG -s.  Njësia e monitorimit do të marrë nga këto institucione një kopje të dosjes së kredise se bashku me kontraten e lidhur dhe do të verifikojë nëse aplikimet e shoqërive përfituese janë në përputhje me kriteret e përcaktuara  në kreun 6 “Kriteret e aplikimit” të kësaj rregulloreje.Në rastin kur nga ana e institucioneve financiare jo bankare dhe shoqërive të kursim-kreditit është disbursuar një kredi që nuk është në përputhje me kriteret dhe rregullat e përcaktuara në këtë rregullore, BLG  menjeherë do të zgjidh marrëveshjen me këtë  institucion duke i kërkuar dhe kthimin e shumave të paguara.

BLG  do të ndëpresë në mënyrë të menjëhershme subvencioimin e interesit të kredisë në rastet e mëposhtme:

  • Kur subjekti përfitues nuk nuk ka shlyer plotësisht kryegjënë(principalin) dhe interesin e huasë për një periudhë kohe prej minimalisht 91 ditë.
  • Kredia mbyllet para afatit të kontratës së huasë.

PAGESA E FINANCIMIT TË INTERESIT

BLG  do të financojë 50% të normës së interesit të kredisë në formën e rimbursimit, në ditën e fundit të punës të çdo tremujori bazuar në plan-pagesat e kredive të disbursuara sipas kerkesave te thesarit.