Analisi

BLG Group, mundësia më e mirë e një të ardhmeje të sigurt e të rinjve në Cërrik

Ditën e djeshme ishim të pranishëm në zyrën e BLG në Cërrik, e cila është edhe një nga zyrat më të reja të BLG Group. Në këto zyra punojnë rreth 53 persona të cilët që në fillimet e BLG në Cërrik janë pjesë e kësaj axiende. Sapo futesh në zyrat e BLG Group Cërrik, ajo çfarë të bie në sy si fillim është ambjenti i rregullt ku punonjësit janë të gjithë nëpër vendet e tyre duke punuar me shumë përkushtim ashtu siç ata dinë të bëjnë. Mikëpritja, rregulli, respekti dhe rendi janë të parat gjëra të cila të bien në sy dhe të bëjnë përshtypje.

Puna është motivim për ta dhe ajo çfarë të rinjtë të cilët janë pjesë e kësaj axiende dinë të bëjnë më së miri është të punojnë fort. Gjatë kohës të cilët ne qëndruam në këto zyra arritëm të bënim edhe disa intervista të shkurtra me disa pjestarë të stafit dhe përgjigjet të cilat morëm ishin tepër pozitive. Ata u shprehën se ishin të lumtur që ishin pjesë e kësaj pune, dhe ajo që ju pëlqente më së shumti ishte paga, pasi për ta të mernin të ardhura të mira ishte gjëja kryesore që dëshironin dhe kjo punë arrinte tua mundësonte këtë. Këtu nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe faktin se për ta eksperienca që mernin këtu vlente shumë për. BLG  ishte mundësia më e mirë që u ishte dhënë deri më tani për të punuar dhe në fund të gjithë kësaj edhe për të siguruar një të ardhme më të mirë falë kësaj pune. BLG Group e ardhmja juaj! Puna dhe rendi është ajo çfarë na karakterizon!