Agevolazioni, Eventi

BLG financon projektin e kualifikimit profesional për ekspertët e ndërkombëtarizimit në Tiranë

Një mundësi e re e rëndësishme lind nëpërmjet grupit Blg në lidhje me përfshirjen e figurave të reja profesionale brenda sistemit ekonomik shqiptar.

Blg ka nisur marrëveshjen për fillimin e një projekti për zhvillimin e figurave profesionale të specializuara në menaxhimin e marrëdhënieve me investitorët e huaj të cilët do të kenë mundësinë të garantojnë ndaj te tjereve ose nëpërmjet tyre permes  fondit të garancisë së bashkëinvestuesit që do t’i mbrojë ata nga rreziqe te mundshme .

Programi i marrëveshjes për zhvillimin dhe rritjen e figurave profesionale rrjedh nga eksperienca të ngjashme tashmë të zhvilluara në shumë vende evropiane dhe u lejon atyre të marrin një kualifikim profesional të njohur në nivel evropian, përkatësisht atë të ndërkombëtarizimit të ekspertëve të kompanive.

Për t’u bërë ekspertë në nderkombetarizimin  e bizneseve dhe për të patur një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj investitorëve të huaj në Shqipëri, është e nevojshme të sigurohet një kualifikim specifik që do t’i lejojë këta profesionistë të bashkohen me të tjerët të shpërndarë në mbarë botën me të cilët do të ndajnë informacione dhe përvoja. Kjo do të jetë një pikë e rëndësishme për kompanitë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri, sepse më në fund do të jenë në gjendje të besojnë në profesionistë serioz , të trajnuar por  mbi të gjitha profesionistët te çertifikuar, sjellja e tyre dhe metodat e punës do të verifikohet me kujdes nga një institucion italian që do të monitorojë cilësinë e shërbimit që i ofrohet investitorit jashtë vendit.

Pra, fushata e anëtarësimit tani është e hapur për të hyrë në numrin e mbyllur të profesionistëve të cilët do të jenë në gjendje të marrin këtë certifikatë, e cila për tregun shqiptar pritet në 150 njësi.