Eventi

BLG organizon festën e punonjësve në Cërrik

BLG Group ditën e shtunë organizoi festën e punonjësve në Cërrik të cilët prej dy muajsh janë pjesë e kësaj axiende. Në këtë event që iu përkiste të gjithë punonjësve të cërrikut morën pjesë kryetari i bashkisë Altin Tosta, grupi i fondacionit “Luce Del Mondo” të cilët po trajnohen nga BLG që në përfundim të këtij trajnimi edhe ato të kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij stafi si edhe disa fëmijë të “Qendrës Ditore”. Festa zgjati për rreth katër orë ku të gjithë të pranishmit festuan në mënyrën e tyre. Grupi i fëmijëve mundësuan edhe një kërcim të cilët e kishin përgatitur enkas për këtë event. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Cërrik u shpreh se ndjehej i lumtur që BLG ishte tashmë pjesë e kësaj qyteze dhe se të rinjve aty u ishte dhënë një mundësi e artë. Me këngë dhe valle shqiptare të gjithë të pranishmit festuan në mënyrën më të mirë të mundshme duke u larguar sadopak nga monotonia e përditshmërisë.