Partecipazioni

BLG partneri zyrtar i emisionit Soiree dhe E Diell në Top Channel

BLG Group prej 21 vitesh është bërë  pjesë e shqipërisë dhe e tregut shqiptar. Me një eksperiencë shumë vjeçare dhe të sukseshsme në Itali Blg ka mbërritur në shqipëri që prej vitit 1997 duke shënuar po ashtu edhe në vendin tonë një tjetër eksperiencë të gjatë dhe po ashtu të sukseshme. Përveçse në Tiranë BLG ka mundësuar zyra edhe në Elbasan e Cërrik ku vazhdojnë të punojnë fort për tu rritur akoma edhe më shumë. Kualiteti dhe përkushtimi në punë është ajo çfarë e karakterizon këtë biznes.

Gjithashtu BLG Group është bërë edhe pjesë e dy prej emisioneve më të ndjekura në vend si Soiree dhe E Diell në Top Channel dhe është e pranishme çdo të mërkurë dhe të djelë duke u bërë kështu edhe partner zyrtar në këto dy emisione mjaft prestigjoze dhe të ndjekura. Që në fillimet e veta Blg është mikpritur më së miri në Shqipëri duke pasur edhe marëdhënie tepër të mira me shqiptarët pasi BLG është e vetmja kompani investuese e huaj në vend e cila promovon zhvillimin e Shqipërisë. Kjo kompani investimi e lidhur tepër ngushtë me vendin tonë nxjerr në pah çdo zhvillim dhe ndryshim që bëhet.