Analisi

ASM NORD ka mbështetur dhe promovuar zhvillimin e rrjetit të brendshëm të gazit në Shqipëri për vite me radhë


Aventura e madhe e Asm Nord-it u lind nga shpirti sipërmarrës Lombard, një kompani Lombardeze  e specializuar në menaxhimin e shërbimeve e cila filloi në Shqipëri prej dhjetë vjetësh dhe me këtë frymë, pas një periudhe të gjatë përgatitjesh, ishte e drejtë të paraqiste të vetmin projekt kandidat për të marrë koncesionin tridhjetë vjeçar për shpërndarjen dhe ndërtimin e rrjetit të gazit për 70,000 banorë në Shqipërinë e veriut. Realiteti në të cilin kompania është duke vepruar është ajo e një vendi që aktualisht nuk ka asnjë lloj  rrjeti të shpërndarjes së gazit për përdorim civil.

Zona e identifikuar për projektin pesëvjeçar është një zonë që përfshin 12 komuna provinciale dhe 72 komuna të vogla me një numër të përafërt prej 70,000 banorë plus biznese dhe zona të tjera me natyrë kryesisht rurale.

Ajo çka programi zhvillimor pesëvjeçar dëshiron është të sjellë realizimin e 12 rrjeteve kryesore të shpërndarjes së gazit për këto komuna. Në veçanti, projekti përfshin ndërtimin e strukturave autonome dhe të pavarura të pajisura me depozita të centralizuara që do t’i shërbejnë secilës komunë në mënyrë të pavarur dhe ata nuk do të jenë të lidhur me njëri-tjetrin për momentin. Programi parasheh realizimin primar në komunat e vogla, në momentin që janë identifikuar 12 të parat, por zona përmban disa.

ASM NORD gjithashtu ka filluar procesin e kërkimit në agjensinë ERE për të patur një liçencë si një operator kombëtar i shpërndarjes së gazit, duke respektuar gjithashtu programin e prokurimit TAP me qëllim që të jetë në gjëndje të shperndajë gazin në te ardhmen si dhe të ofroje jo vetëm transportin por dhe shitjen e gazit, diferencë që rrjedh nga shitja e lëndës së parë.

Kjo iniciativë më në fund do të sjellë përdorimin e gazit për ngrohje dhe gatim brenda të gjitha shtëpive të një territori te papërshkueshëm, por të populluar, thjesht mendoni se Shqipëria është ende sot  jo vetëm në këtë zonë veriore, por gjithë vendi, nuk ka shërbimin e gazit në dispozicion për shtëpitë.

Banorët, madje edhe më të pasurit, duhet të sigurojnë 50 kg gaz në bombula gazi dhe t’i marrin në shtëpi si për ngrohje dhe për gatim. Me këtë program të parë ASM NORD shpreson të hapë rrugën për investitorët e tjerë që të jenë në gjendje të japin më shumë civilizim në të gjithë territorin. Emrat e kompanive pjesëmarrëse ne kete projekt janë ndër më të njohurit e panoramës industriale italiane, pjesë e programit MUSA si dhe një përfshirje e personaliteteve të rëndësishem si Dr. Fabio Verzeri, koordinator i programit të punës në Itali për aktivitetet shqiptare.