Senza categoria

BLG Group mundëson ardhjen e bizneseve italiane në Shqipëri

BLG Group kompani Italiane investimesh e cila operon prej 10 vjetësh në tregun shqiptar. Një kompani kjo e cila ka sjellë një frymë ndryshe në këtë treg duke u bashkangjitur atyre biznese të ndryshme italiane të cilat mbajnë mbi supe eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në vendin fqinj. Me punë dhe përkushtim gjatë këtyre viteve e pranishme në Shqipëri ka arritur tiu krijojë investitorëve të huaj një klimë sa më të përshtatshme biznesi dhe tiu krijojë atyre besueshmëri që ato ti bashkohen vendit tonë dhe të punojnë në mënyrë rigoroze.

Kohët e fundit BLG ka vendosur të zbatojë një program të ri të mbrojtjes që dëshiron ta sjellë në dobi të gjithë investitorëve të huaj të cilët vendosin të investojnë në Shqipëri. Ky program ka për qëllim rritjen e shkallës së besimit tek këta investitorë.  BLG arrin të trasmetojë siguri për investimet e tyre. Lidhur me këtë BLG organizon edhe konferencën e datës 18 prill në Muzeun Kombëtar ku do të marin pjesë profesionistë si avokatë, noterë, përkthyes, kontabilistë ku programi EIK do të mundësojë edhe çertifikim e tyre. Një mundësi e re që u ofrohet profesionistëve tanë.

Të shumtë në numër janë bizneset italiane të cilat në bashkëpunim me BLG kanë arritur ti bashkohen tregut shqiptar, dhe prezenca e tyre këtu e ka bërë më të lehtë mundësimin e shumë shërbimeve të cilat kërkohen nga populli shqiptar, dhe për të mos udhëtuar drejt italisë për ti zotëruar këto shërbime ata kanë arritur ti gjejnë në vendin e tyre pasi BLG ua ka bërë të mundur këtë. Nuk do të na duhet më të udhëtojmë jashtë për të pasur atë që dëshirojmë tashmë BLG ua sjell këtu.