Eventi

Duhet të formohet një skuadër, BLG financon thërret dhe bashkon profesionistët shqiptarë

Të përmiresohet produktiviteti, të arrihen objektiva gjithmonë e më të rëndësishme, të zhvillohet lidershipi personal dhe ndërpersonal, “Nuk mund të mjaftohemi duke qenë të vetëm, duhet të bëhemi një skuadër”

Më shumë se njëqind sipërmarrës kanë asistuar, në leksionin e veçantë me temën “Efikasiteti Operacional”, metoda ekskluzive e ideuar për zhvillimin personal dhe profesional të fushave specifike.

Duke ju drejtuar kapitenëve modernë të industrisë, por edhe disa drejtuesve të pranishëm në audiencë, konferenca shpjegoi se është “e vështirë të ndryshohet, sepse kjo është kundër natyrës, qenia njerëzore gjithnjë ka tendencë të mbetet në zonën e saj të rehatisë”, por qendron dhe tjetra se “është e nevojshme për mbarvajtjen e industrisë e sotme.

Ndryshimi shpesh kërkon përpjekje shtesë dhe njerëzit e kundërshtojnë atë, sepse ka mungesë ideshë”. Rrugët evolucionare të kompanisë kërkojnë kohë dhe shpesh kanë nevojë për baza themelore psikologjike dhe organizative në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin rezultate.

“Gjatë eventit, qe pati pjesmarrjen e shumë njerëzve, ne prezantuam, diskutuam dhe aplikuam  modelin pragmatik te ndryshimit transformues, bazuar në teorinë sistematike të Lewinit dhe e aplikuar, së bashku me sipërmarrësit, metoda ekskluzive e ideuar për zhvillimin personal dhe profesional të fushave specifike

Falë kësaj metodologjie inovative të mësimdhënies, ekspertët e Akademisë kanë arritur permiresime thelbesore ne kompani per dhjetra organizata te cdo rendi dhe shkalle, duke rritur keshtu në mënyrë të vazhdueshme njohuritë e tyre themelore, për një kompani konkuruese dhe  moderne.

BLG do të financojë 200 profesionistë shqiptarë duke përfshirë ekonomistët, avokatët, përkthyesit, noterët, kontabilistët dhe figura të tjera nga bota e biznesit me një kontribut ne fond te pakthyeshem për t’u lejuar atyre të kenë qasje në programin e trajnimit profesional të EIK që do të fillojë në Tiranë në javët e ardhshme.