Agevolazioni

Musa Albania tashmë me një zyrë të re operative në Cërrik

“Musa Albania” në bashkëortakësi me BLG Group është një kompani konsorcium e cila është e përbërë nga disa kompani të njohura Italiane. Kompania “Musa Albania” merret me menaxhimin e punëve publike të cilat  shpërndahen tek të gjithë ortakët e kësaj kompanie. Kjo gjë ju jep mundësi të gjithë kompanive me eksperiencë zhvillimin e aktiviteteve, duke bërë të mundur që të rriten investimet në Shqipëri dhe duke krijuar gjithashtu edhe mundësi punësimi  për tregun vendas.

Atë çfarë e karakterizon këtë kompani janë mjetet e vendosura nga kompanitë teknologjike të cilat mbi të gjitha janë edhe meritë e të gjithë atyre të cilët janë pjesë e kësaj kompanie dhe që punojnë aty.
Musa Albania  është një partner i mirë për këdo që kërkon ide, aftësi dhe seriozitet në punë, për këdo që dëshiron të hedhë një hap më të madh dhe që puna është prioritet për të. Kjo kompani sjell investitorë të huaj që meren me projekte të ndryshme për ti zbatuar ato këtu në Shqipëri. Projekti “Musa Albania” shumë shpejt do të jetë edhe në Cërrik. Bashkëortakësia me BLG e ka ndihmuar së tepërmi “Musa Albania” të ketë një sukses dhe një zhvillim edhe më të madh.