Agevolazioni

“Bio Balcan”, kompania italiane hap sot fabrikën e parë me produkte bio në Cërrik

Bio Balcan është kompania më e re e produkteve bio e cila ka hapur sot fabrikën e saj të parë në Cërrik. Kjo kompani është bërë pjesë e tregut shqiptar së fundmi duke sjellë në Shqipëri produkte të ndryshme kozmetike si dhe farmaceutike të cilat do ti shërbejnë qytetarëve shqiptarë për shëndetin dhe pamjen e tyre. Me në krye administratorin e kësaj kompanie italiane Fabio Buci, Bio Balcan synon të përmbushë të gjitha kërkesat e tregut por edhe të qytetarëve shqiptarë të cilët duan dhe kërkojnë të kenë produkte tërësisht natyrale pa pasur ndërthurjen e elementëve të tjerë të jashtëm.

Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për një person ndaj dhe zgjedhja e produkteve farmaceutike është një nga gjërat më të vështira, pasi për ti zgjedhur ato duhet të mundohesh të gjesh më të mirat në treg si edhe të shkosh aty ku mund ti gjesh tërësisht bio, andaj BLG Group bëri të mundur ardhjen në Shqipëri të kompanisë më të mirë italiane të produkteve kozmetike dhe farmaceutike.